Ja kush është pilotja e parë e helikopterit në Ushtrinë e Kosovës

Forcat e Sigurisë së Kosovës së shpejti do të kthehen në Ushtri të Kosovës. Shteti 10 vjeçar më në fund po bëhet me Ushtrinë e vet.

Liridona Baftjari nga fshati Malishevë në Gjilan, është pilotja e parë e helikopterit nga radhët e FSK-së, Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Liridona ka qenë nëntogere në FSK ndërsa tani misioni i saj do të bëhet edhe më i qartë si pjesë e Ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Ajo është shkolluar në Turqi.