Tashmë janë mësuar të gjithë çerekfinalistët e Ligës së Kampionëve.

Man Utd, FC Porto, Ajax, Tottenham, Liverpool, Barcelona, Juventus, Manchester City janë skuadrat që do të luajnë në çerekfinale të kompeticionit më të madh evropian, përcjell GazetaBlic.

Shorti i Ligës së Kampionëve do të mbahet të premten, me 15 mars në selinë e UEFA-s në Zvicër.

Ky short do të fillojë nga ora 12:00.

GazetaBlic do t’ju mbajë të informuar për çdo risi rreth shortit të Ligës së Kampionëve.