Ja emrat e gazetarëve të njohur në listën e emrave të njerëzve ‘të blerë’ nga Greqia

Që ditën kur në media u publikua lajmi për financimet greke të portaleve shqiptare, nisën të qarkullojnë jo zyrtarisht edhe emrat e gazetarëve të ashtuquajtur “të blerë”. Në mesin e tyre, figurojnë edhe emra si ai i Ardit Gjebreas dhe Noizyt.

Loading...

Ishin mediat greke ato që fillimisht publikuan emrat e mediave që kishin përfituar nga kjo aferë. Ndërkohë po mediat fqinje kanë nxjerrë të tjera detaje nga ky skandal.

Një milion euro mësohet të jetë dëmi që ministria e Jashtme greke ka shkatuar pas kontrollit të kryer. Këto çeqe janë firmosur nga Niko Kotzias tashmë i dorëhequr . Ndërkohë është publikuar edhe lista me gazetarët shqiptarë, pronarë portalesh, aktorë dhe politikanë të njohur të cilët shërbenin për interesat e diregjuar nga ish ministrit Kotzias.

Dashamir Tahiri, ish deputet i partisë së çamëve ka përfituar 25.000 Euro.

Eni Vasili, gazetare Tv, ka përfituar 20.000 Euro.

Mustafa Nano, gazetar Tv ka përfituar 30.000 Euro.

Artur Zheji, Kosta Braka, Henri Çili, Artan Hoxha , Alfred Çako, Mentor Nazarko, Ardit Gjebrea, Ervin  Salianji, Mentor Nazarko, Noizy, Rudina Magjistari, Erion Veliaj, Anila Basha, Sonila Meço, dhe shumë të tjerë përbëjnë pjesën tjetër të parave prej 1 milion Euro të shpërndara dhe shpërdoruar me urdhër të ish ministrit Kotzias.