Ja çka thotë bashkëluftëtari i Zahirit për dekorimin e Nuredin Ibishit në kohën e Jugosllavisë (Dokument)

Bashkëluftëtari i heroit Zahir Pajaziti, Avni Ajeti ka përkujtuar vitin 1989 kur deputeti Nuredin Ibishi është dekoruar me urdhrin për Trimëri, transmeton Indeksonline.

Loading...

Ajeti ka treguar për Indeksonline se Ibishi u dekorua me këtë urdhër më 14 maj të vitit 1989.

“Sepse ka qenë një ndër policët e asaj kohe, shumë i besueshëm dhe i shkathët për t’ia u shuar ëndrrat shqiptarëve me kohë për një Kosovë Republikë”, ka thënë Ajeti.

Në një artikull të botuar në atë kohë, janë emrat e shqiptarëve dhe serbë tjerë që janë dekoruar me atë urdhër në kohën e Jugosllavisë.

“Kryesia e RSFJ-së me urdhrin për Trimëri dekoroi pas vdekjes Jetullah Kucin dhe Mirlub Tanuskoviqin. Me të njëjtin urdhër u dekorua edhe Nuredin Ibishin, Jovivca Milaqiqi, Shaqir Krasniqi, Miletin Vokaviqi, Agim Zeqiri, Rrahman Sylejmani, Svetezar Bajramzariqi, Zuran Koriqi, Musë Zejnullahu dhe Simon Vuçeniqi”, thuhet në artikull.

Kujtojmë se pamje të dhunës së policisë jugosllave kundër protestave të shqiptarëve të Kosovës, protestat masive janë  organizuar gjatë viteve 1988/89, pas suprimimit të autonomisë së Kosovës nga regjimi i Millosheviçit.

Tensionet u ngritën në vitin 1989 me zgjedhjen e Millosheviqit si president i Serbisë. Ku grevat dhe trazirat tronditën Kosovën dhe themelet e Jugosllavisë, protestat u shtypën ashpër nga ndërhyrja e ushtrisë.

Gjatë kësaj periudhe pasuan dy greva të përgjithshme gjatë dimrit 1988-1989, një grevë uria për minatorët e plumbit dhe zinkut në kompleksin e minierave në Trepçë. Bilanci i protestave ishte njëzet e katër shqiptarë të vdekur./Indeksonline/