Të shtunën mbrëma në ring do të ngjitet bokseri i peshave të rënda Senad Gashi ku do të përballet me Dereck Chisora.

Në konferencë para përballjes së të shtunës ndodhi diqka interesante.

Të dy boksierët ishin përballë njëri tjetrit dhe ajo që ndoshta nuk pritej ndodhi.

Pasi shkëmbyen disa fjalë mes tyre, ishte Chisora që nuk ia dha dorën Gashit, me këtë të fundit që mbeti me dorën nalt.

Dueli ndaj Chisoras, që do të zhvillohet të shtunën në ‘O2 Arena’, do të jetë meçi i dytë më i madh i bokserit nga Peja dhe mund të cilësohet si meçi i karrierës.

Gashi, 28-vjeçar, ka 17 fitore dhe 2 humbje në karrierë, kurse 35-vjeçari Chisora ka 29 fitore dhe 9 humbje./Insporti

Video Player

00:00
00:13