Ja cila është dhurata e Halil Kastratit për 28 Nëntor

Shoqata e Bamirësisë “Jetimat e Ballkanit” ka bërë me shtëpi shumë familje pa kulm mbi kokë, ka ndihmuar shumë njerëz me kushte të vështira ekonomike, ka ndihmuar në mbledhjen e parave për shërim dhe u është gjendur pranë të gjithë atyre që në një mënyrë kanë qenë nevojtarë.

Loading...

Themeluesi i kësaj shoqate, Halil Kastrati, ne fund te emisionit tregoi edhe lajmin madheshtor, dhuraten qe do ta beje per 28 Nëntor (Ditën e flamurit).

“Ne kemi zgjedhur për 28 nentor një festë krejt ndryshe, 28 palë qelsa 28 shtëpi, 28 familje do të gëzohen me shtëpija, dhe me 28 Nëntor në sallën e kulturës në Prizeren thirren familjaret, mysafir special, dhe do te dhurohen 28 pale qelsa per 28 familje nevojtare” tha Halil Kastrati ne Info Magazine.