Ja çfarë thotë trajneri i Crvena Zvezdës për mungesën e Shaqirit në Beograd

Liverpooli ka udhëtuar për në Beograd për ndeshjen e Championsit pa lojtarin me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqirin.

Loading...

Ky vendim është marrë nga trajneri Jurgen Klopp, i cili ka dashur të mos rrezikojë me marrjen e lojtarit, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Deklarata të forta ka pasur para ndeshjes në lidhje me ardhjen e Shaqirit në Serbi, ku thuhej se mund të kishte irritim të tifozëve.

Ndërsa i pyetur në lidhje me këtë çështje, trajneri i skuadrës serbe të Crvena Zvezdës ka thënë se nuk dëshiron të flasë për vendimin Kloppit.

“Unë nuk e di se çfarë të them për vendimin e marrë nga Klopp. Do të lija gjithçka, për të mos u përgjigjur në këtë çështje. Situata është ajo që e dinë të gjithë, pastaj nëse ka arsye të tjera taktike ose të tjera unë nuk jam i familjarizuar me to”, ka thënë me diplomaci Vladan Milojevic.