Mbrëmë ka ndodhur një konflikt në fshatin Komoran të Drenasit. Mësohet se axha ka plagosur nipin me armë zjarri.

Lidhur me këtë rast, policia e Kosovës shkruan:

Viktima mashkull k-shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull  k-shqiptar . Viktima është ndalur në QKUK për tretman mjekësor. Njësia policore ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj  k-shqiptar dhe ka konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar si vrasje në tentativë. /Drenica Press/