Ja çfarë thotë Komuna e Skenderajt për gjendjen e rrugëve në këtë komunë

Komuna e Skenderajt ka dalë me një komunikatë për gjendjen e rrugëve në këtë komunë, transmeton Drenica Press.

Në këtë komunikatë thuhet: “Të nderuar qytetarë të Skenderajt ju njoftojmë se komuna e Skenderajt e udhëhequr nga kryetari zotri Bekim Jashari, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për menaxhimin e situatës së krijuar në rrugët e komunës tonë pas reshjeve të dëborës.

Kjo situatë është menaxhuar nga drejtori i shërbimeve publike zotri Ibush Hetemi, i cili kishte angazhuar dy ekipe të inspektorëve komunal të drejtuar nga shefi i inspektoriatit zotri Valon Haliti, që inspektoi punën e kompanisë për mirëmbajtjen e rrugëve.

Edhe pse të hendikepuar nga neglizhenca disa mujore e organeve gjegjëse (prokurimi) në udhëheqjen e kaluar, për përzgjedhje edhe të një kompanie për lloton e dytë për pastrimin e rrugëve në komunën tonë, ne kemi ndërmarrë veprimet e duhura konform nevojës dhe situatës.

Në bashkëpunim me kompaninë e kontraktuar, kemi rritë kapacitetet dhe në kohë reale kemi reaguar në të gjitha segmentet rrugore në komunën tonë.

Janë trajtuar të gjitha fshatrat e komunës së Skenderajt, duke pëfshirë edhe qytetin me të gjitha lagjet si dhe sheshin “ADEM JASHARI”

Kjo punë është bërë 24 orë pa ndërprerë nga ekipet e Komunës dhe stafi i kompanisë së kontraktuar.
Vlen të theksohet se prioritet i pastrimit të rrugëve nga bora kanë qenë rrugët që shpien tek shtëpitë e qytetarëve tanë me dializë.

Përmes kësaj shkrese, informojmë qytetarët e Skenderajt tonë që rrugët janë të gjitha të pastruara, kemi punuar gjatë gjithë natës.

Gjithashtu për të inspektuar punimet, në mbrëmje rreth orës 23:30, kanë dalë në teren, kryetari z. Bekim Jashari, i shoqëruar nga nënkryetari, z. Nuredin Lushtaku, dhe bashkëpunëtorë.

Poashtu informojmë qytetarët tanë se spekulimet e disa individëve në një portal janë të pavërteta dhe si të tilla të pabazuara në fakte, thjeshtë për të përfituar poena politikë nga ju që nuk ju besuat kurrë.

Lexo tjetër  S’ka barna në spitale, ankohen pacientët

Vazhdojmë të qëverisim bashkë për Skenderajn tonë, na priftë e mbara.
Dalshim faqebardhë.Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj