Ja çfarë talenti i madh është Arbër Zeneli (VIDEO)

Arbër Zeneli është futbollisti i radhës që pranon t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.
21 vjeçari që vesh fanellën e Herenvenit në Holandë, ka lënë Suedinë për t’i thënë ‘PO’ thirrjes së Kosovës.

Zeneli ka luajtur deri tek grupmoshat U21 për Suedinë, ndërsa është cilësuar si “Messi suedez”, shkruan Lajmi.net.

Loading...

Driblimet, shpejtësia dhe saktësia, janë karakteristikat e Zenelit, që në edicionin e parë në kampionatin holandez shënoi katër gola në 17 paraqitje.

S’e çfarë talenti i madh është Arbër Zeneli, ju ftojmë ta ndiqeni videon e mëposhtme.