Ismet Beqiri thotë se shteti ka nevojë për qeverisjen e LDK’së

Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se shteti ka nevojë për qeverisjen e kësaj partie.

Loading...

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se duke e parë situatën aktuale politike të vend, Kosovës i duhet qeverisja e LDK-së.

Ai këto komente i bëri në takimin e kryesisë së LDK-së me përfaqësuesit e degës së Kamenicës të kësaj partie.

Sipas Beqirit, të gjitha komunat që janë t ë udhëhequra nga LDK-ja kanë politikat më të mira dhe janë më të suksesshme.

“Komunat të cilat janë të udhëhequra nga LDK-ja, kanë politika të mira, janë shumë të suksesshme dhe prioritet i tyre është mirëqenia e qytetarëve”, ka thënë Beqiri.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Takimin e hapi kryetari i degës, z. Shaip Surdulli, i cili përshëndeti të pranishmit, i njoftoj për vendimin e kryesisë për takime me strukturat, kësaj radhe në Kamenicë.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, z. Ismet Beqiri i përcjelli përshëndetjet e kryetarit Mustafa, për të folur më tutje rreth qëndrimeve të LDK-së për situatën aktuale politike (dialogun me Serbinë, kufijtë shtetror, Formimin e Forcave të Armatosura, listat e fryera të veteranëve e çështje tjera të rëndësishme për vendin), të gjitha këto tema tashmë të njohura për opinionin.

Ai shtroi nevojën e shtetit për qeverisjen e LDK-së dhe vendit t’i kthehen institucione legjitime të formuara me votë të popullit.

Beqiri poashtu falenderoj strukturat e Kamenicës për gjithë kontributin e tyre dhe kërkoj angazhim dhe mobilizim të degës sepse Kosova shpejt shkon në zgjedhje dhe LDK-ja do të del e para.

“Komunat të cilat janë të udhëhequra nga LDK-ja, kanë politika të mira, janë shumë të suksesshme dhe prioritet i tyre është mirëqenia e qytetarëve”, ka thënë z. Beqiri.

Lutfi Zharku, ka falenderuar strukturat e Kamenicës për kontributin e dhënë dhe ka thënë shkurtimisht që qëllimi i këtyre takimeve është përgatitja dhe mobilizimi i elektoratit të LDK-së për ta rrëzuar qeverinë dhe vendi të shkoj në zgjedhje.

Deputetja znj. Valentina Bunjaku Rexhepi, i falenderoj të gjithë për bashkëpunim dhe kërkoj më shumë propozime dhe pyetje për aktivitetet dhe angazhimet e deputetëve në seanca dhe komisione punuese.

Kryetarja e Forumit të Gruas, znj. Lirije Kajtazi ka përmendur faktin që në politikë kemi nevojë më shumë për gra në vendimarrje dhe fusha tjera. Ajo gjithashtu ka thënë që pjesë e prioriteteve të LDK-së në programin e ardhshëm qeverisës do të jetë përfshirja e më shumë grave në vendimarrje dhe në procese tjera të rëndësishme.

Deputeti, z. Imet Rrahmani, ka përshëndetur formën e komunikimit me elektoratin dhe struktura dhe këto takime të shpeshtohen dhe herave tjera të jetë një bashkëbisedim më i gjatë. Ai gjithashtu ka thënë se tashmë ekziston momentumi politik që të ngritet mocioni dhe ka argumente dhe gabime të cilat këtë qeverisje e rrëzojnë.

Të gjitha strukturat e degës së Kamenicës kanë shprehur përkrahjen e plotë ndaj qëndrimeve të LDK-së, kanë vlersuar se LDK-ja karshi këtyre qëndrimeve ka rritje të dukshme, elektoratit të LDK-së i është kthyer besimi dhe shpejt LDK-ja do të jetë në qeverisje.

Dega kanë vlersuar se pavarësisht rezultatit të fundit, LDK-ja në Kamenicë qëndron mirë, ka disponim të mirë dhe në zgjedhjet e ardhshme LDK-ja do të jetë më partia më e votuar.