Ish-truproja i Sali Berishës i dëshpëruar që s’e mbyti atë

Dikur një ndër njerëzit më të afërt të ish-kryeministrit Sali Berisha, sot “armik i betuar” dhe i penduar për kohën që ka qëndruar afër tij. Bëhet fjalë për Izet Hazhinë, ish-trupojën e Berishës në vitin 1997.

“Ai quhet Sali Berisha dhe ndihem fajtor që nuk ia shmanga vendit tim një fatkeqësi si ai. E kisha në dorë, ta lija të arratisej, por pendohem që e ndalova.

T’ia kisha hedhur peshqve në det ta hanin, ta mbyllja në një nga tunelet e Dajtit, këtë duhet të bëja”, u shpreh Izet Haxhia në një intervistë për Shqiptarja.com.

Z. Izet Haxhia, përshëndetje. Kanë kaluar 20 vjet nga ngjarjet e vitit ’97, por dua të fokusohemi tek disa moment kulminante. Ka pasur shumë ngjarje që kanë tronditur jetët e shqiptarëve, ka pasur vrasje, shtetrrethim, banda. Në pak muaj, u hapën shumë varre, pati shumë protesta kundër pushtetit të asaj kohe. Ju keni qenë njeriu më i afërt i ish Presidentit Sali Berisha. Si e përjetonte Presidenti atë situatë. Çfarë urdhrash keni marrë, cili ishte më ekstremi?

-Viti i zi për shqiptarët e Shqipërinë dhe ngjarjet e rënda që ndodhen nuk erdhën në mënyrë të papritur. Ata erdhën si pasojë e një politike autoritare të Berishës dhe qeverisjes së tij që patën si shkëndijë të shpërthimit të tyre falimentimin e firmave piramidale. Ishte represioni i shtetit dhe instrumenteve të tij që çuan në vjedhjen e votave në muajin Maj 1996, dhuna ndaj opozitës dhe mediave që ishin me frymë opozitare dhe kjo e bërë në funksion të një mandati të dytë presidencial të Berishës ,që çuan në këtë revoltë masive të shqiptarëve.

E majta e tulatur dhe pa asnjë mundësi reagimi ndaj kësaj shtypje u mundua t’i përdori këto revolta që shumë shpejt morën karakter politik. Ka pasur shumë ngjarje e episode të rënda që tronditen shtetin apo antishtetin e ndërtuar nga Berisha. Që nga ngjarjet e Lushnjes ato të Beratit e më vonë ato të Vlorës.

Lexo tjetër  Bletën e zë hashashi, shkatërrohen 40% e koshereve; 60 mln euro humbje

Berisha në vend që të ndiqte politikën e zgjidhjes së problemit që në dukje ishte ekonomik, por në thelbin e tij kishte ato që thashë më lart, shtypjen politike, vendosi t’i përgjigjej me dhunë dhe përçarje këtyre revoltave çka do të sillte rënien e shtetit në mars 1997 dhe futjen e vendit ne kaos dhe spiralen e dhunës.

Berisha u kujtua të bënte zgjidhje atëherë kur zjarri i kësaj revolte i erdhi tek dera e zyrës së tij në Presidencë. Dhe kjo zgjidhje nuk ishte për të shpëtuar shtetin që kishte rënë, por veten e tij dhe amnistuar krimet e bëra. Berisha nuk ndjen kurrë keqardhje për ato krime që ka bërë, por mund të ndjejë keqardhje për ato që nuk ka mundur të bëjë.

Si u tulat e majta?

Opozita ra në kurthin e Berishës që para një jave para se të zgjidhej president nën mbështetjen e tankeve e armëve nga një parlament ilegjitim, apo një Berishe që shpallte gjendjen e jashtëzakonshme e dërgonte rekrutë e ushtrinë të shtypte jugun duke u munduar të ndizte një konflikt jug-veri.
Kush ishte iniciatori i kësaj lëvizje që mund të ndizte Luftën Civile?

-Iniciatori i kësaj marrëveshje të filluar në fshehtësi ishte Prec Zogaj një bashkëpunëtor i sigurimit dhe shërbimit sekret grek. Jo rastësisht u zgjodh ky person nga qarqet antishqiptare. Këtu qëndron edhe kurthi dhe tradhtia që ju bë popullit të revoltuar, me këtë marrëveshje, duheshin larë hesapet njëherë e mirë me shkaktarin e saj, Berishën e trembur, e frikësuar.

Pra marrëveshja e 9 Marsit ishte një marrëveshje që amnistoj Berishën dhe e la atë në politikë, ndërsa nata e 13 marsit është nata kur unë me njerëzit e mi e kthyen nga rruga e arratisë Berishën dhe ia lamë peshqesh këtij vendi e populli sot e kësaj dite.

Lexo tjetër  Berisha: Fitojmë 300 milionë euro në vit, Rama takson shqiptarët me 5 deri 10 euro

Pasojat e kësaj marrëveshje ndihen edhe sot e kësaj ditë në politikën e kriminalizuar shqiptare sepse u legalizua krimi në politikë u amnistua për të mos u ndëshkuar sot e kësaj dite.
A u qetësua gjendja pas marrëveshjes së 9 Marsit? A funksionoi Qeveria e Pajtimit, Fino? Dukeni i penduar për këtë ‘peshqesh’…
-Qeveria Fino edhe pse u krijua në bazë të kësaj marrëveshje nuk filloi funksionim e saj deri më 15 Mars. Përkundrazi, situata u bë me kaotike dhe jashtë kontrollit.

Po ‘peshqeshi’?

-Sa për pyetjen se, a jam penduar që ja lashë peshqesh Berishën këtij vendi? Jo vetëm Berishën që është kryekusar dhe kryebanditi i këtij vendi, por edhe shumë politikanë të tjerë duhet t’i kisha ose hedhur në det si ushqim për peshqit apo t’i kisha mbyllur në një nga tunelet e shtabit të përgjithshëm në malin e Dajtit, të hanin njëri-tjetrin. Ky është i vetmi peng dhe e vetmja pendesë në jetën time.

Po ama theksoni që e mbajtët me zor. Përse?

-Unë e them prapë që duke mbajtur me zor atë natë të 13 Marsit, Berishën për të mos u arratisur kemi prishur një skenar të copëtimit të Shqipërisë që ishte vënë në zbatim dhe Berisha me ikjen e tij ishte guri i fundit në këtë skenar, duket paradoksale që mbajtja e tij me zor ndaloj këtë skenar, por duhet thënë që shteti kishte rënë dhe i vetmi institucion që ngeli në këmbë ishte presidenca pavarësisht se ky institucion ishte shkaku dhe aktori kryesor i shkatërrimit të shtetit dhe copëtimit të Shqipërisë. Dhe fatkeqësisht gjithë historia e jonë si komb është e mbushur me paradokse të tilla.

Mirë, qëndrojmë tek katrahura e vitit ’97. Nuk gaboj kur e quaj kështu, apo jo? Kështu e cilëson dhe historia, dhe ju tashmë jeni pjesë e historisë së këtyre muajve…

Lexo tjetër  ÇAMËRIA SHPALLË PAVARËSINË DHE FORMON QEVERINË

-Kryefajtori për vitin e katrahurën e 1997 padyshim që është Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij, edhe unë e pranoj pjesën e fajit tim në ndihmën që i dhashë atij për të mbijetuar. Por pa faj nuk janë as opozitarët e atëhershëm që bënë atë marrëveshje famëkeqe të 9 marsit dhe u dorëzuan përpara ofertës seë Berishës së trembur deri në palcë për të ndarë pushtetin dhe amnistuar krimet.

Jo vetëm që nuk është dënuar as edhe një shkaktar i asaj katrahure, por ai kryesori kërcënon edhe sot me një skenar të njëjtë të atij viti të zi.

Çfarë kanë bërë ato banda që u dënuan e vranë më tepër se ata që u dhanë armët në duar e u thanë na mbështesni në luftën tonë për pushtet e sundim? Ata ishin thjesht ushtarë të gjeneralëve të zinj të politikës me në krye Marshallin Berisha apo kundërshtarë të tij.