Ish-komandanti i UÇK-së rreshtohet pro Gjykatës Speciale

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa, është rreshtuar pro Gjykatës Speciale. Thotë se e njëjta do t’u japë fund spekulimeve kundër kohës së lavdisë.

Sipas tij, me dinjitet do të kalohen sfidat, nga akuzat do të dalim faqebardhë

“Lirinë po e gëzojmë të gjithë, UÇK-ja ka përfunduar misionin me sukses, nuk ka rrezik të bëhet degradimi i vlerave të UÇK-së, askush nuk do të tentojë ta bëjë këtë, jemi provuar kaq shumë vite, duhet përfunduar edhe këtë sprovë, nuk kemi pse i marrim kohë ecjes së vendit drejt perëndimit (Evropës)”, ka shkruar ai.

SHBA-ja e ka dëshmuar edhe më herët përkrahjen për Kombin tonë, Gjykata Speciale do ta vërtetojë këtë, dyshimet për individët duhet rrëzuar, kjo kërkohet tani, luftëtarët e lirisë do të dalin faqebardhë.