Ish-kapiteni i Niklit bëhet me skuadër të re

Mesfushori i mirënjohur kosovar, Behar Maliqi, është bërë me skuadër të re, transmeton GazetaOlle.com.

Loading...

Behar Maliqi i cili në edicionin e fundit e barti fanellën e Feronikelit, është marr vesh me skuadrën e Llapit.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të GazetaOlle.com.

Maliqi me Feronikelin i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin e Kosovës.

Maliqi konsiderohet një ndër futbollistët më cilësor që ka prodhuar Kosova. /Gazeta Olle/