Ish-kandidati për kryetar të Komunës së Fushë- Kosovës nga radhët e PDK-së, Adem Zogiani, përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë Facebook, ka njoftuar opinionin, që më s’do të jetë pjesë e subjektit politik të udhëhequr nga Kadri Veseli.

Zogiani ka thënë se Veseli bëri thirrje për t’u bashkuar dhe nënshkruar aktin kundër korrupsionit, derisa ai ka brenda partisë njerëzit më të korruptuar, përcjell Indeksonline.

Ky është postimi i tij i plotë:

Në takimin e mbrëmshëm që kishim me miqët dhe shokët më të mirë të rrugëtimit tonë, ju bëra me dije se unë Adem Zogjani nuk do jem antarë dhe simpatizant i PDK-s.
Subjekti që isha 20 vite tani ka degraduar duke larguar dhe anashkaluar, duke ngritur e montuar aktakuza te ata që e formuan dhe forcuan PDK-n, dhe e sollën deri këtu.
Subjekti politik është bashkim i njerzëve vullnetarë rreth një programi, rreth një kauze, rreth një ideologjie kombëtare e ligjore.
Kryetari i PDK-s para ca ditësh bëri thirrje për tu bashkuar dhe nënshkruar Aktin kunder korrupcionit e shpërdorimit të detyrës zyrtare.
Unë po i them atij se ti këtë nuk mund ta bëshë kur brenda administratës së subjektit tuaj i ke njerzit më të korruptuar, shpërdorues të detyrës zyrtare, keqmenaxhim i paras publike dhe donacioneve, dhe ju për të gjitha jeni në dijeni.
Ju edhe pse jeni të njoftuar nga kompania audituese e pasqyrave finaciare e miratuar nga Kuvendi i Kosovës asnjë veprim nuk keni marrë gjer më sot….

No tags for this post.