Irani dhe Rusia stërvitje të përbashkët në Detin Kaspik

 

Komandanti i Forcave Detare të Iranit, admirali Huseyin Hanzadi, tha se forcat detare iraniane dhe ato ruse do të zhvillojnë një stërvitjet të përbashkët të kërkim-shpëtimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ai tërhoqi vëmendjen se bashkëpunimi mes forcave detare të të dyja vendeve në Detin Kaspik ka shënuar rritje.

“Kemi marrëdhënie të mira në Kaspik dhe vendet e rajonit janë të vetëdijshëm për këtë. Siguria e Kaspikut është duke u mundësuar nga vendet e rajonit. Për një kohë të shkurtër do të realizojmë një stërvitjet të përbashkët të kërkim-shpëtimit me forcat detare ruse”, u shpreh ai.

Hanzadi duke theksuar se nuk do të lejojnë që asnjë fuqi përveç vendeve të rajonit të gjendet në Detin Kaspik, theksoi se Kaspiku është rajoni i paqes dhe miqësisë.

Ai në deklaratën për agjencinë e lajmeve gjysmë zyrtare iraniane nuk dha detaje rreth asaj se kur do të realizohet stërvitja e përbashkët.