Para disa ditësh, Microsoft njoftoi se do të nxjerrë në tregun evropian, aziatik dhe afrikan versionet gold të Nokia Lumia 930 dhe Nokia Lumia 830. Jo vetëm fansat e Windows Phone-it mund të marrin një telefon inteligjent të larë me ar. Kompania kineze NavJack do të ofrojë iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus-in e Apple-it të larë me ar 24 karat, raporton krokodili.al
Të gjithë pjesët e pajisjeve do të jenë të larë me ar, përfshirë këtu sensori Touch ID. Pjesa e pasme e pajisjeve do të krijohet me materialin e fibrit të karbonit të arit. Kompania NavJack nuk i ka zbuluar akoma çmimet e këtyre telefonave inteligjentë të larë me ar, por besojmë se do të kushtojnë shumë shtrenjtë.
No tags for this post.