Institucuonet e Kosovës cak i sulmeve kibernetike nga Beogradi

Faqet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës kanë qenë sot cak i një sulmi të fort kibernetik.

Loading...

Këto sulme që prekin rrjetin e komunikove, kryesisht të Ambasadave të Kosovës, vijnë nga Serbia kryesisht, por edhe nga Bosnja, njofton Klan Kosova.

Se po ndodhin këto sulme, e ka konfirmuar për Klan Kosova, Fatmir Haxholli – këshilltar politike i Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

“Nuk e dimë se a janë të sponsorizuara nga Beogradi zyrtar, por e dimë se po vijnë prej andej dhe kjo paraqet kërcënim të madh për Kosovën” ka thënë Haxholli përmes telefonit.

“Serbia me këtë qasje rreshtohet kah vendet jodemokratike. Ata po provojnë që duke sulmuar zyrat diplomatike, adresat, të dhënat e tyre të arrijnë deri të informacionet e rëndësishme. Më në rrezik ka qenë Ministria e Punëve të Jashtme”.

“Kjo është e rrezikshme edhe për rajonin dhe Evropën pasi që Serbia ka potencial kriminal dhe dyshojmë se ajo për përdor këto metoda hibride që dëshmon se ka potencial për krim të organizuar ndërkombëtar” është shprehur ai.