Innos D6000, telefon me dy bateri

Njëra nga sfidat më të mëdha të kompanive teknologjike të cilat merren me prodhimin e telefonave të mençur është bateria. Shumë kompani janë duke bë përpjekje çdo ditë e më shumë që të sjellin produktet e tyre me bateria sa më të mirë, në mënyrë që pajisja që zgjatë më shumë orë punë.

Loading...

Telefoni Innos D6000 është një model I telefonave që këtë problem e ka më të lehtë. Ky model I telefonave I ka dy bateri të cilat mundësojnë 3 deri në 5 ditë punë me vetëm një karikim të vetëm. Njëra beteri e këtij telefoni ka kapacitet 2.480 mAh, ndërsa tjetra 3.520 mAh. Telefoni mbushet me energji përmes portës USB 3.1 Type-C.

Specifika tjera të Innos D6000 janë: ekrani 5.2 inç, procesori Snapdragon 615 me tetë bërthama A53, karta grafike Adreno 405, 3GB RAM, kamerë të pasme 16 megapikselë, ndërsa atë frontale 5 megapikselë, sistemi operativ Android 5.0 Lollipop.