Agjensioni për Zhvillim Rajonal Veri (AZHVR) dhe Komuna e Skenderajt organizojnë sesion informues, për thirrjen për grante për biznese fillestare dhe “start-up”, në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë.

Ky takim do të mbahet më 14 mars (e enjte) nga ora 14, në sallën e Kuvendit Komunal.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 15 ditë pas hapjes së thirrjes publike për financimin e bizneseve fillestare – Start-up ne fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë dhe përfundon me datën 22.03.2019 ne ora 16:00.