Industria gjermane vazhdon rritjen falë sektorit automobilistik

Falë kërkesës së lartë nga vendet e Eurozonës dhe rimëkëmbjes së sektorit të automjeteve, sektori industrial gjerman regjistroi rritje për të tretin muaji radhazi në tetor.

“Shitjet u rritën me 0,3% në krahasim me nivelin e shtatorit”, njoftoi sot zyra e statistikave federale.

Loading...

Në muajin shtator rritja fillimisht u raportua në nivelin e 0,3%, por më pas u korrigjua në 0,1%. Ndërsa muaji gusht pati një rritje më të lartë.

“Industria gjermane po përfiton tani nga një rimëkëmbe e sektorit automobilistik”, theksoi analisti Ralph Solveen i “Commerzbank”