Presidenti i vendit ka reaguar mbi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, duke thënë se dhanë një shembull të shkëlqyer të funksionimit të demokracisë.

Presidenti nuk nguron as të përshkruajë situatën në rajon, që sipas tij vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira.

Reagimi i Metës:

Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë.

Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbare botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!

Të dhënat momentale të KQZ-së, tregojnë se deri më tani janë numëruar 95,88% të votave në Kosovë, apo 2442 vendvotime nga 2547 sa kanë qenë gjithsej.

Rezultati i fundit tregon se Lëvizja Vetëvendosje është e para me një rezultat 25,79%, 197,966 vota. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës me 25,05%, apo 192,300 vota.

Partia Dermokratike e Kosovës renditet e treta me 21,15%, apo me 162,342 vota. Në vendin e katërt renditet Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Partia Social Demokrate me 11,63%, apo me 89,287 vota.

Lexo edhe: Aleksandër Vuçiq “çmendet” nga fitorja e Albin Kurtit