Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në emisionin Debat Plus, në TV Dukagjini ka komentuar adermin e Agim Bahtirit në Vetëvendosje, njofton Gazeta Blic.

“Shtëpia në Mitrovicë është shitur nga zoti i shtëpisë, dhe duhet të qitet nga shtëpia”, ka thënë Pacolli.

“Bahtiri le të vazhdon me postin e tij, por të mos bëjë dëme”.

“Ai le të vazhdon punën e vet, edhe AKR-ja vazhdon punën e vet”.

“Mitrovica është dhe mbetet bastion i AKR-së”.

“Nuk kam qenë i informuar, pardje isha në Vushtrri, ishte edhe ai, ai para kryesisë pa e pyetur askush, thotë unë jam betuar të mbes në AKR, e vetmja parti që punon për qytetarët është AKR”.

“Ka ndodhë çka ka ndodhë, i dëshiroj rrugë të mbarë, dëshiroj të mos i largojë njerëzit nga puna, ngase ka tencdenca për një gjë të tillë”./Gazeta Blic