I mbijetuari i Holokaustit vdiq në moshën 90-vjeçare, ja si i mbijetoi vrasjes

 

I mbijetuari i Holokaustit, George Brady është ndarë nga jeta të shtunën (12 janar).
90-vjeçari vdiq nga një infarkt në zemër. I lindur më 9 shkurt 1928 në Nove Mesto në Çekosllovaki, ai dhe familja e tij hebre u përballën me përndjekje të nazistëve gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Familja e Brady u shpëndanë dhe u dërguan në burgje e kampe përqendrimi.

Bradi u dërgua fillimisht në kampin e Theresienstadtit dhe më pas Çekosllovakinë veriore, pastaj në kampin e shfarosjes së Auschwitzit në Poloninë e pushtuar nga nazistët.

Prindërit e Brady dhe e motra, Hana, u vranë në kampe. Ndërsa George u arratis në janar 1945 gjatë një marshimi vdekjeje drejt Gjermanisë.

Ai shkoi në Kanada në vitin 1951 dhe më vonë u bë një biznesmen i suksesshëm.

Motra e tij, Hana, e cila ishte vetëm 13 vjeç kur u dërgua në dhomat me gaz, ishte subjekt i një libri mbi Holokaustin, që bëri të njohur Bradyn dhe autoren e librit, Karen Levine, të njohur në Kanada.

“Hana’s Suitcase” është quajtur libri mbi jetën e Hanas dhe më vonë u bë dokumentar.

Valixhja e Hanas u zbulua nga një përgjegjës në Muzeun e Holokaustit në Tokio, i cili më pas e kontaktoi Brady.

George foli për përvojën e Holokaustit në mbarë botën. Ndër nderimet e shumta, ai mori Urdhrin e Meritës së Republikës Federale të Gjermanisë.