Alvaro Morata e ka lënë numrin 9 të Chelseat, duke marr numrin 29 shkaku i binjakëve të sapo lindur.

Morata erdhi sezonin e shkuar si blerje rekord nga Blutë, ndërsa në atë kohë mbante fanellën me numrin 9.

Ditëve të fundit ai ishte larg fushave pasi gruaja e tij 25-vjeçare, Alice, ka lindur binjakët Alessandron dhe Leonardon të dielën e shkuar me 29 korrik.

Foto pas lindjes së binjakëve

“Është një ditë që unë kurrë nuk do të harroj, i prita bijtë e mi binjakë në këtë botë”.

“Familja ime është shumë e rëndësishme për mua dhe unë dua t’i nderoj ata dhe bashkëshortes time, Alicen, kur jam në fushë, për këtë arsye kam vendosur të marr një numër tjetër për sezonin e ri”.

Chelsea FC

@ChelseaFC

‘I like the number nine, but now I have my two babies with me!’ 👨‍👦‍👦

Watch @AlvaroMorata‘s full interview in the Chelsea app later today!

📲 http://che.lc/the5thstand 

“Numrit tim aktual ia kam shtuar edhe një dysh para”.

“Më vjen keq për tifozët që e kanë blerë tashmë fanellën me numrin nëntë me emrin tim, por unë shpresoj që t’ju shpërblej me gola me numrin e ri atë 29”.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe shpresoj se këtë vit do të ketë më shumë arsye për të festuar”, ka thënë Morata për faqen zyrtare të klubit.

View image on TwitterView image on Twitter

Chelsea FC

@ChelseaFC

Congratulations to @AlvaroMorata on the birth of his twins! 🍼

Chelsea ndeshjen e parë do ta zhvillojë me Manchester Cityn në Superkupë, ndërsa të dielën e ardhshme e fillon sezonin me ndeshjen e parë ndaj Huddersfield Town në Ligën Premier. /Telegrafi/

No tags for this post.