Një i moshuar po përpiqet dëshpërime që të gjejë njerëz që mund të adoptojnë 11 qentë e tij pasi mori vesh se i mbeten vetëm disa ditë jetë.

71-vjeçari Richard Ewers e ka kaluar gjithë jetën e tij duke shpëtuar qen nga rruga dhe duke u kujdesur për ta në shtëpinë e tij.

Por, ai së fundmi mori lajmin e keq nga mjekët se i ka mbetur vetëm një javë jetë. Ewers u diagnostikua me kancer vitin e shkuar dhe tashmë ndodhet në spital.

Që prej kohës kur mori vesh për sëmundjen, i moshuari është ndihmuar nga disa vullnetarë për t’u gjetur shtëpi qenve.

Richard kishte 27 qen nën kujdesin e tij dhe tashmë i kanë mbetur vetëm 11 për t’i siguruar përpara se të mbyllë sytë një herë e përgjithmonë.

Tani që ai ndodhet në spital për qentë po kujdeset një vullnetar i quajtur Mary Oyler.

Ai u shpreh për mediat: “Ne jemi shumë të trishtuar, dhe sigurisht që duam që dëshira e tij e fundit të plotësohet.