Temperaturat e ulëta, që e kanë kapluar Ohrin këto ditë kanë sjellë deri në ngrirjen e disa pjesëve të Liqenit të Ohrit.

Ka ngrirë pjesa afër kallamishteve në breg, ndërsa trashësia e akullit arrin edhe disa centimetra.

Temperaturat në Ohër natën arrijnë edhe deri në minus 12 gradë Celsius.