I fiksuar pas video-lojërave djeg veten sepse e qortoi i ati

Një i fiksuar pas video-lojërave dogji veten kur i ati i tij e qortoi duke i thënë ”të luante më pak e të flinte më shumë”.

Loading...

22-vjeçari Hsueh Juan-Chen nga Tajvani po luante me kompjuter në dhomën e tij kur babai trokiti nëë derë dhe i tha të flinte. Aty, siç transmeton TCh lajmin, nisi një debat i ashpër mes tyre që pasojat do i kishte të nesërmen: Hsueh vendosi të dilte në oborrin e shtëpisë dhe të digjte veten me benzinë.

Babai i shkatërruar shpirtërisht thotë: ”Thjesht i thashë  të flinte gjumë pasi i niste universitetin pas pushimeve. Më tha që do të flinte shumë shpejt dhe se nuk do e shihja më kurrë. Nuk më shkonte në mendje se do bënte diçka të tillë”.