Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka bërë të ditur se e gjithë Nëndega e Nismës Socualdemolratike të Kosovës në Prekaz të Poshtëm është kthyer në Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan Drenica Press.

Ndër të tjera Lushtaku në një njoftim të tij tha: Nëndega e Nismës në Prekaz të Poshtëm, me kryetarin Lavdim Jashari dhe kryesinë e saj, që nga sot është kthyer në Partinë Demokratike të Kosovës. Skenderaj ka qenë dhe mbetet bastion i padiskutueshëm i PDK-së. Me komunikim më të mirë do ta bëjmë fitorën tonë bindëse në Drenicë dhe gjithandej Kosovës. SL

Kujtojmë gjatë ditës së enjte Sami Lushtaku dhe PDK në Skenderaj do të formojnë Shtabin Zgjedhor në përgatitje të zgjedhjeve që pritet të mbahen pas shpërndarjes së Parlamentit të Kosovës. /DRENICA PRESS/

ç