Hykmetja i ofendoi, ndërsa Labi dhuron 3000 euro për familjet e grupit ‘Kumanova’

ë shenjë solidarizimi me anëtarët e grupit ‘Kumanova’ të cilët janë futur në grevë urie, deputeti Labinot Tahiri do të dhurojë pagën e tij mujore.

Loading...

Ai përmes një shkrimi në facebook ka bërë të ditur se pagën e tij prej deputeti të muajit dhjetor dhe janar do t’ua dorëzojë familjeve të grupit Kumanova, transmeton Indeksonline.

Shuma e këtyre dy pagave është 3 mijë euro, të cilat me datën 2 dhjetor duhet t’i marrë një përfaqësues kryesor që kujdeset për këtë grup.

 

 

Sipas Tahirit, kjo nuk është ndihmë, por solidarizim, që edhe familjarët e tyre duhet të festojnë fundvitin si gjithë të tjerët.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Për GRUPIN KUMANOVA!

Vllezer dhe motra!

Sot, janë futur në grevë urie vllezerit tanë të grupit KUMANOVA! 
Sinqerisht ndiej keqardhje për këtë lajm.
Si shenjë solidarizimi, nga paga ime mujore e deputetit, që kam në muajin dhjetor dhe në janar, do u’a dorëzojê familjeve të tyre, me qëllim që të pakten ndonjë dhuratë apo ndonjë gjë ta kenë fëmijêt e tyre për festën e Vitit të Ri!
Ta konsiderojnë se u’a ka dërgua vëllau apo motra nga gurbeti, ashtu siç na gëzonin gjithnjë gurbetçarët gjatë fundvitit.

Shuma e këtyre dy pagave është 3000 EURO, të cilat me datën 2 dhjetor duhet t’i marrë një përfaqesues kryesor që kujdeset për Grupin Kumanova.

Kjo nuk është ndihmë, kjo është solidarizim. Nuk duhet të kënaqemi për fundvit vetem ne, por, edhe antarët e familjeve të tyre.
Uroj që faktori ndërkombëtar dhe faktori politik në Kosovë e në Shqipëri, ta kenë parasyshë jetën e atyre burrrave, e mos ta harrojnë kontributin e tyre në luftën për Lirinë e Kosovës.

Vali Zeka dhe ju vëllëzër Zoti ju bekoftë✊🏼

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipērisë./Indeksonline/