Humb Real Madridi, La Liga bëhet edhe më interesante (Video)

Athletico Bilbao e ka befasuar Real Madridin duke e mposhtur në San Memes, me rezultat 1:0.
Golin e vetëm në ketë ndeshje e shënoj Aritz Aduriz, pasi iu përgjigj një harkimi të Ricos dhe shënoj me kokë një gol të bukur në minutën 27’.
Humbja e Real Madridit e ka bërë edhe me interesant kampionatin spanjoll. Por kjo disfatë mund t’i kushtojë me humbje të pozitës së liderit Real Madridit, që ka 61 pikë, dy më shumë se Barca, që nesër me fitore eventuale ndaj Rayo Vallecano, do t’i rrëmbente pozitën e parë skuadrës Los Merengues .

https://www.youtube.com/watch?v=BXMC5WTeA1g