Humb jetën çiklisti pas një aksidenti me makinë

Një 40 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Fushë Kosovë.

Loading...

Viktima i cili ishte duke ngasur biçikletën është përfshirë në një aksident me një makinë rreth orës 15:00 në fshatin Bardh të Madh.

Vozitësi dhe pasagjeri i veturës kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit aktualisht janë në QKUK duke marrë tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar një hetim lidhur me rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti tragjik.