Gjigandi teknologjik Huawei, në fabrikën e prodhimit të cilën kompania e ka në kampusin e saj në qytetin kinez Shenzhen, prodhon një telefon të mençur në çdo 28,5 sekonda.

Kompania Huawei, ka hapur dyert e kampusit të saj në Songshan Lake për mediat. Sipas informacionit që Anadolu Agency (AA) ka siguruar nga zyrtarët e kompanisë, ka pasur një rritje të ndjeshme të efikasitetit dhe shpejtësisë në prodhimin e celularëve të mençur me teknologjinë e zhvilluar.

Huawei në fabrikën e saj që gjendet në kampusin prej 8,2 kilometra katrorë në Shenzhen të Kinës, në çdo 28,5 sekonda prodhon një telefon të mençur.

Përveç prodhimit zhvillohen edhe punime në drejtim të reduktimit të peshës së pajisjeve, mbrojtja nga ndryshkja, testime të përçueshmërisë dhe qëndrueshmërisë.

Kampusi i madh rreth 4 herë më shumë se Monaco, në brendi ka departamente të ndryshme.

Deri më tani janë përfunduar vetëm 2 departamente, ndërsa përbëhet nga gjithsej 4. Huawei në mbarë botën ka mbi 18.000 punonjës, ndërsa në këtë kampus të cilën e ka hapur në vitin 2018 punojnë rreth 10.000 persona.

– “Në fushën e sigurisë kibernetike kemi mbi 240 certifikata”

Drejtori i Njësisë së Sigurisë Kibernetike të Huawei, Wang Jin, në deklaratën pas shëtitjes në kampus, tha se në fushën e sigurisë kibernetike kanë mbi 240 certifikata.

Ai tha se prioritet në sigurinë kibernetike është përcaktimi i rreziqeve sistematike dhe mbrojtja e privatësisë, duke theksuar se sistemet e Huawei janë duke u mbrojtur plotësisht kundër negativiteteve.