Hoti i përgjigjet Veselit: Ju po frikësoheni nga zgjedhjet, s’guxoni të merrni përgjegjësi

 

Avdullah Hoti nuk ia ka përmendur as emrin Kadri Veselit kur iu është përgjigjur akuzave se LDK poi u frikësohet zgjedhjeve. Ka thënë se frikë nga procesi electoral kanë ata që frikësohen të marrin përgjegjësi.

“Nga zgjedhjet frikesohen ata qe bejne nje vit perpara fushate, ndersa kur te vijne zgjedhjet dorezohen sepse nuk guxojne te marrin pergjegjesine”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Ky reagim i deputetit të LDK’së, vjen pas pas deklaratave të Veselit, i cili tha se LDK’ja dhe VV’ja kanë frikë nga zgjedhjet.

“Vetëvendosje, e në mënyrë të veçantë LDK, nuk po bëjnë gjë tjetër pos aspektit deklarativ. Realisht, kanë frikë nga zgjedhjet”, kishte thënë Veseli.

LDK’ja qe një vit ka paralajmëruar një mocion për rrrëzimin e Qeverisë. Por, ende s’ka ndodhur një gjë e tillë. Koalcionit aktual i është bashkuar edhe PSD’ja me 12 deputetë. Partia e Shpend Ahmetit e ka përkrahur buxhetin dhe është bërë pjesë e dialogut.

Në këtrë mënyrë, opozita ka mbetur me 47 deputetë. Ende nuk e kanë qartësuar nëse do t’i shfrytëzojnë edhe votat e Listës Serbe për ta rrëzuar Qeverinë.

Aktualisht LDK’në po e udhëheq Isa Mustafa, ndërsa edhe Avdullah Hoti mund ta udhëheqë partinë e themeluar nga Presidentin Historik, Ibrahim Rugova./Express