Holanda mbështet proceset integruese të Kosovës

Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Holandës  në Kosovë, z. Robert Bosch, me të cilin ndër të tjera kanë biseduar për bashkëpunimn bilateral, nënshkrimin e MSA-së dhe procesin e liberalizimit të vizave.
Fillimisht, ministri Çollaku është shprehur mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Holandës në avancimin e agjendës evropiane për Kosovën. Ministri Çollaku përsëriti se prioritete kryesore në kuadër të procesit të integrimit evropian mbesin nënshkrimi i MSA-së dhe procesi i liberalizimit të vizave.
Lidhur me këto dy procese ministri Çollaku  ritheksoi se “Kosova është e gatshme të nënshkruaj MSA-në, ndërsa gjithashtu është në fazën përfundimtare për të përmbushur obligimet e veta në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave”.
Në anën tjetër Ambasadori Bosch përseriti qëndrimin e Mbretrësië së Holandës në mbështetje të procesve integruese për Kosovën.
Të dy bashkëbiseduesit në takim u zotuan se ndërmjet dy shteteve do të ketë një bashkëpunim edhe më intensiv përgjatë gjithë procesit të integrimit evropian.