Për nder të Muajit të Shenjtë të Ramazanit nëpër qytete të ndryshme po organizohen iftare në ambiente të ndryshme ku po ftohen qindra agjërues.

Sonte një iftar i tillë është shtruar në Mitrovicë në palestrën “Minatori”, ku pjesëmarrës ishin 1000 perona, shkruan Reporteri.net.

Të pranishëm ishin zyrtarë komunal e qeveritar, por jo vetëm.

Një iftar me qindra të ftuar u shtrua të hënën edhe në qytetin e Kamenicës, konkretisht në sheshin “Metush Krasniqi” që njihet si iftari tradicional “Sofra e Ramazanit”, i financuar nga afaristë lokal dhe disa njerëz të vullnetit të mirë.

Të pranishëm në këtë iftar madhështor ishin rreth qindra agjërues.

Prezent ishin hoxhallarë të kësaj komune, kryetari i komunës Qëndron Kastrati, përfaqësues të KFOR-it, të ushtrisë së Kosovës por jo vetëm.

No tags for this post.