Hetimet rreth vrasjes së Ivanoviqit, policia sapo ka zbuluar …

Drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se PK-ja ka informacionet për prejardhjen e veturës nga e cila është vrarë Oliver Ivanoviqi.

Loading...

Duke mos dhënë më shumë detaje të vrasjes së kryetarit të Iniciativës Qytetare, Maxhuni ka thënë se ka informacione të mjaftueshme që të gjurmohet pronari i veturës.

“Kjo veturë ka qenë pa targa, por ne kemi arritur që të kemi infot e nevojshme për prejardhjen e veturës dhe pronësinë e saj. Nuk mund të jap më shumë detaje, por informacionet që kemi janë të mjaftueshme që të gjurmojmë pronarin e kësaj veture”, ka thënë Maxhuni./Koha.net/