Elbasan Rashani, u inkuadrua si zëvendësim, por arriti t’i jap Kosovës fitoren historike, e para në garën kualifikuese për Kampionatin Europian.

Elbasani sot 26 vjeçar i lindur në Suedi, me origjinë nga Kosova, e mbanë emrin e një qyteti të Shqipërisë së mesme, shkruan reporteri.net.

Ai vitin e kaluar kurorëzoi dashurinë e jetës së tij, duke u martuar në Kosovë me Agnesën, edhe ajo një vajzë shqiptare e rritur në mërgim.

Elbasani tani luan futboll në një ekip norvegjez, e edhe në të gjitha grupmoshat, deri në U21 djersiti fanellën e ekipit kombëtar të Norvegjisë, në fund vendosi t’i kthehet ekipit kombëtar të gjakut të tij, Kosovës.

Kosova mbrëmë mposhti Bullgarinë 3 me 2, përmes golit të Rashanit, të shënuar në minutat e fundit të ndeshjes. /reporteri.net