Helikopteri i miliarderit në flakë, mister identiteti i pasagjerëve |Video

Një helikopter në pronësi të kreut të klubit anglez “Leicester City” është përplasur në një parkim makinash, pranë “King Power Stadium” vetëm pak minuta pas përfundimit të ndeshjes Leicester- West Hemin.

Loading...

Sipas mediave britanike mendohet se në helikopter ndodhej edhe vetë presidenti i klubiy Vichai Srivaddhanaprabha,  ose i biri. Identiteti i pasagjerëve nuk bëhet ende i ditur. Nuk dihet gjithashtu nëse nga ngjarja ka të mbijetuar. Dëshmitarët thanë se helikopteri u përplas, pak pasi kishte lënë pistën dhe mori flakë. Srivaddhanaprabha, që bleu klubin e futbollit në vitin 2010, zakonisht pas ndeshjes fluturon drejt Londrës. Biznesmeni tajlandez  60 vjeçar, ndihmoi që Leicester të fitonte titullin e Premier League në vitin 2016. / Opinion.al

Helikopteri on Vidnews.