Presidenti i Kosovës ka kërkuar debat televiziv me ish presidentin e Shqipërisë Sali Berisha.

Thaçi ka deklaruar se vet Sali Ramë Berisha të zgjedh vendin dhe kohen se kur te behet debati.

Thaçi madje ka deklaruar se është ne gjendje ti përgjigjet Berishës edhe me kanun edhe me debat edhe me gjithë çfarë donë ish presidenti i Shqipërisë.

Ai në emisionin “Open” në Top Chanel tha se ai ka nevojë për trajtim nga një kolegjium mjekësh, raporton Gazeta Blic.

Thaci tha se tash e tri dekada Sali Berisha ka qenë argat i Sllobodan Millosheviqit.

Sipas të parit të shtetit kosovar, Sali Berisha ka qenë që Kosova të jetë pjesë e Serbisë.

“Ai është një gërmadhë politike. Ai është një fosile”, tha Thaçi, raporton Gazeta Blic.

Thaçi e ka ftuar edhe në një debat televiziv ish- presidentin e Shqipërisë Sali Berisha.