Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ideja për korrigjimin e kufijve është mbyllur në Berlin.

“Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi dhe Edi Rama me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit e kanë diskutuar planin për ndarjen e Kosovës”, tha Haradinaj në tryezën e organizuar KDI.

“Mogherini nuk ka më kohë me udhëheq dialogun. Kam Simpati për të, por kush flet për kufijtë e Kosovës me ndonjë shtet tjetër është armik i vendit që unë e udhëheqë”.