Haradinaj i vendosur: Taksa hiqet kur Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për shtyp pas takimit me komisionerin Europian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, duke folur kështu për zhvillimet e fundit në vend.

Loading...

Kryeministri Haradinaj është shprehur i bindur se vendimi për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe do të hiqet vetëm kur Serbia njeh pavarësinë e Kosovës, njofton gazetametro.net.

“Ne do të respektojmë vendimin e marrë, siç e dini ky vendim, pra taksa mund të anulohet vetëm në rastin kur Serbia njeh pavarësinë e Kosovës, pra ky është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës”, tha Haradinaj, njofton gazetametro.net.

Po ashtu kryeministri ka zbuluar se Hahn i ka kërkuar që Kosova të ketë një zgjidhje në lidhje me këtë, por ai i ka thënë Hahn se kjo taksë nuk do të hiqet deri sa Serbia ta njeh Kosovën si shtet.

“Hahn kërkonte një zgjidhje për situatën e krijuar në lidhje me taksën, i tregova se zgjidhja ekziston dhe ajo është gjithpërfshirëse ku parashihet njohja e pavarësisë së Kosovës”, tha Haradinaj./gazetametro.net