Kryeministri, Ramush Haradinaj, këtë të premte ka marrë pjesë në programin e organizuar për nderë të ditës së shkollës “Maxhun Çekaj”, në Irzniq të Deçanit.

Gjatë kësaj mbledhje, Haradinaj ka treguar se ka qenë nxënës i kësaj shkolle dhe e ka përjetuar tremën e të ikurit nga ora e mësimit sikur shumë fëmijë të tjerë.

“Jam jashtëzakonisht i gëzuar, por kam edhe emocione. Njëkohësisht e marr edhe si nder personal faktin që sot mund ta ndajë këtë kohë bashkë me ju në shkollën ku edhe unë kam qenë nxënës – në këtë objekt, në klasën 5/1. Këtu i shoh të gjithë profesorët e respektuar dhe këtu e kam përjetuar atë tremën, kur hyn këtu dhe kur bëhesh rresht para shkollës. E kam përjetuar edhe atë tremën kur kemi ikur prej ore, kur kemi mësuar dhe kur kemi dhënë provime. Pra këtu i kam kaluar ato që i kalojnë të gjithë”, u shpreh Haradinaj.