Haradinaj shpërthen ndaj Hashim Thaçit: Për Brojë nuk e di se sa ushtarë ka pasur, por për Dukagjin ka kush flet!

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vazhduar luftën mediatike. Nuk është vetëm çështja e kufijve ajo që ka përplasur dy krerët e shtetit.

Edhe çështja e veteranëve ka bërë që Haradinaj të reagoj ashpër ndaj deklaratave të Hashim Thacit.

Loading...

Në një intervistë të dhënë për RTV Dukagjini, Haradinaj duke komentuar deklaratën e Thaçit që ish- komandanti i Zonës së Dukagjinit ka qenë vetëm në dy fshatra tha se “për Burojë Hashim Thaçi mund ta dijë sa ushtarë ka pasur, por për Dukagjin e di unë”.

Haradinaj ka thënë se në Dukagjin ka pasur numër shumë të madhe të ushtarëve qe kanë luftuar, raporton Gazeta Blic.

Ish- komandanti i UÇK-së, ka thënë se në kohë lufte u dukej mirë kur kishte tërë ai mobilizim i Dukagjinit për çlirimin e vendit.

Ndryshe, Hashim Thaçi ka akuzuar direkt Ramush Haradinaj për fryrje të numrit të veteranëve.

Thaçi kishte theksuar se UÇK kishte nga 12 mijë deri në 15 mijë ushtarë./Gazeta Blic./