Haradinaj: Shkova për të biseduar, jo për t’u vrarë me Musajt

 

Kryeministri i Kosovës, njëherësh ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth mosmarrëveshjeve mes familjes së tij dhe familjes Musaj nga Strellci i Deçanit.

Ramush Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se dikush ka dashur të nxisë gjakderdhje e hakmarrje me vrasjen e vëllait të tij, Enver Haradinajt.

Sipas tij, nxitja e tensioneve mes dy familjeve është bërë me skenar të krijuar jashtë Kosovës.

Ai ka thënë se ka shkuar tek shtëpia e familjes Musaj – për të sqaruar gjithçka.

“Nuk shkova për t’u vrarë me Musajt, por për të biseduar”, ka deklaruar Haradinaj në T7.