Haradinaj: Raportet me Thaçin nuk janë të mira

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Interaktiv të KTV, ka folur për raportet e tij me presidentin Hashim Thaçi.

Loading...

Ai ka lënë të nënkuptohet se raportet e tij me Thaçin nuk janë gjithaq të mira, shkruan gazetametro.net

Haradinaj ka thënë se raportet e tij me Thaçin janë ftohur.

Kryeministri ka thënë se arsyeja e ftohjes së raporteve ka të bëjë më mospajtimet mes tyre për çështjen e kufijve.

Gjithashtu, ai shtoi se as e ka ndërmend të ndërrojë qëndrim në lidhje me këtë dhe as të heq taksën. Kryeministri ka thënë se e vetmja rrugë për heqjen e taksës është njohja e Kosovës nga Serbia. /gazetametro.net