Haradinaj pret në takim gjeneralin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario

“Roli i KFOR-it vazhdon të jetë i nevojshëm në Kosovë dhe ne jemi të përkushtuar si Qeveri që të bashkëpunojmë ngushtë, në të mirë të sigurisë në vend”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti sot në takim njohës komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario.

Loading...

Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj, duke uruar komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Lorenzo D’Addario, siguroi se do ta ketë gjithë angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të punuar së bashku, duke e bërë Kosovën dhe rajonin një mjedis të qetë dhe të sigurt.

“Ne jemi të hapur që partneritetin tonë ta avancojmë dhe këtë e kemi dëshmuar në të kaluarën dhe do të vazhdojmë angazhimin korrekt si Qeveri për marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme me KFOR-in”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.

Më tej, Kryeministri Haradinaj dhe gjenerali D’Addario kanë bashkëbiseduar për situatën e përgjithshme në vend dhe proceset nëpër të cilat po kalon vendi.

Kryeministri Haradinaj, e ka vlerësuar lart rolin e ushtarëve të KFOR-it, për angazhimin e tyre në  Kosovë, ndër vite duke i falënderuar ata për kontributin e tyre në krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

Nga ana e tij, Komandanti i ri i KFOR-it Lorenzo D’Addario, e ka falënderuar Kryeministri Haradinaj për pritjen e sotme duke shtuar se do të japë kontributin e tij në sigurimin e paqes në vend.

“Jemi këtu që të kontribuojmë për sigurinë e qëndrueshme. Jam mirënjohës për gatishmërinë që keni treguar si Kryeministër i vendit dhe jam i hapur për bashkëpunim, për qëllimin e përbashkët, sigurinë dhe paqen në vend”, ka thënë D’Addario.