Haradinaj përsëri kundër Thaçit: Korrigjimi i kufirit, kamuflazh për ndarjen e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin se nuk pranon ndonjë marrëveshje me Serbinë që çon drejt ndryshimit të kufijve.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj ka thënë se “mund të ketë marrëveshje ligjore për njohje reciproke me Serbinë, por jo marrëveshje të bazuar në territor as në kufi”.

Loading...

“Ato janë kamuflazh për ndarje të Kosovës. Kosova është ajo e 17 shkurtit të 2008”, ka thënë kryeministri i Kosovës.

Ai, po ashtu, ka thënë se Kosova është e interesuar për pajtim me Serbinë në mënyrë që të mbyllen çështjet e hapura në rajon.