Haradinaj: Nesër e komentoj dorëheqjen e kryetarëve të komunave serbe

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk ka komentuar dorëheqjen e sotme të kryetarëve të komunave në veri.

Pas akademisë përkujtimore, i pyetur nga mediat, ai ka thënë se për këtë çështje do të prononcohet nesër, pasi sot ka detyra të tjera.

Loading...

Kryetarët e katër komunave serbe në veri sot dhanë dorëheqje, duke thënë se ndërpresin çdo komunikim me Prishtinën zyrtare, pas vendosjes së taksës 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.