Haradinaj: Në Prekaz ky nderim nuk mjafton

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pran varrit të komandantit legjendar Adem Jashari. z. Haradinaj në postimin e ti ne facebook thotë: të nderojmë veprën dhe luftën e komandantit legjendar Adem Jashari familjes së ti dhe gjithë dëshmorët e kombit.

Loading...

Ja postimi i plot i Ramush Haradinajt

Sot së bashku me bashkëluftëtarë e kolegë, isha në Prekaz për të nderuar luftën dhe sakrificën e komandatit legjendar Adem Jashari, familjes së tij, por edhe dëshmorëve e luftëtarëve tjerë. Ky nderim nuk mjafton, por megjithate dërgon një porosi, se në rrugën e lirisë, do të rrugëtojmë gjithnjë. 

Edhe pse komandanti u sakrifikua për një Kosovë tjetër nga kjo siç e kemi sot, dhe e meritoi nderimin nën tingujt e fjalët e himnit tonë kombëtar, ne nuk do të ndalemi deri në realizimin e aspiratave tona shekullore.
Komandant, Kosova është Shqipëri dhe nuk bëhet tjetër!

RH